Jam studiues, autor dhe ish-diplomat amerikan me përvojë mbi 20 vjet në organizata shumëpalëshe, qeveri dhe institucione akademike ndërkombëtare. Kam punuar në terren në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku jam marrë me grupe të armatosura, aktorë jo-shtetërorë, dhe mbrojtjen e civilëve në zona konflikti. Kam studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe në Universitetin Princeton, dhe aktualisht punoj si analist dhe trajner për tema që lidhen me paqen, sigurinë dhe ndërtimin e institucioneve efektive.
Kam qenë pjesë e misioneve diplomatike dhe kam kontribuar në negociata të nivelit të lartë midis qeverive dhe grupeve rebele si M23 në Republikën Demokratike të Kongos. Kam shkruar gjerësisht për këto përvoja në media ndërkombëtare si The New Yorker, Foreign Policy, dhe The Washington Post.
Jam edhe autori i librit ‘When the Walking Defeats You, A young man’s journey as Joseph Kony’s bodyguard,’ një histori e vërtetë e grupit rebel Lord’s Resistance Army (LRA) që vepron në Afrikën Qëndrore. When the Walking Defeats You është një rrëfim i dorës së parë për Ushtrinë e Rezistencës së Zotit, i shkruar nga një perspektivë e rrallë: ajo e dikujt që ka qenë i vendosur në terren me grupin. Bazuar në muaj të tërë kërkimesh dhe qasje direkte te luftëtarët, komandantët dhe të rrëmbyerit, libri ofron një pamje të pafiltruar mbi mënyrën se si funksionon nga brenda një prej lëvizjeve rebele më famëkeqe të Afrikës. Duke kombinuar rrëfim narrativ dhe analizë, libri shqyrton se si ideologjia, detyrimi dhe mbijetesa formësojnë jetën brenda një kryengritjeje të dhunshme—dhe çfarë na tregon kjo mbi konfliktin, zhvendosjen dhe kufijtë e reagimit ndërkombëtar. Për më shumë mbi librin dhe për ta blerë shikoni këtu.
Ketu është një intervistë për Zërin e Amerikës mbi librin e jetën time.
Një profil i imi nga Princeton Alumni Weekly gjendet këtu.
Për të më kontaktuar përdorni faqen Feedback dhe për më tepër mbi mua dhe punën time shikoni faqen About Me (në anglisht).