Mirësevini!

Unë jam hulumtues, analist, shkrimtar dhe baba i lodhur i tre fëmijëve. Kam mbaruar për Histori Antike dhe Moderne në kolegjin Saint Johns në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe si dhe Master për Administrim Publik ne shkollën Woodrow Wilson, Universiteti i Princeton në New Jersey, USA.

Shkruaj shpesh për disa media si The New Yorker dhe Washington Post, në përgjithësi për tematika konflikti në Afrikën Qendrore e të Lindjes.  Jam edhe autori i librit ‘When the Walking Defeats You, A young man’s journey as Joseph Kony’s bodyguard,’ një histori e vërtetë e grupit rebel Lord’s Resistance Army që vepron në Afrikën Qëndrore. Ky libër është dhe pjesë biografike e njërit prej rebelëve.

Për më shumë mbi librin dhe për të blerë shikoni këtu.  Deri tani është vetëm në anglisht, shpresoj të përkthehet edhe në shqip në të ardhmen e afërt!

Ketu është një intervistë për Zërin e Amerikës mbi librin e jetën time.

Për të më kontaktuar përdorni faqen Feedback dhe për më tepër mbi mua dhe punën time shikoni faqen About Me (në anglisht).